Sërish alarm për bombë në Stacion të Autobusëve, evakuohen qytetarët

 
Përmes një telefonate anonime një person ka deklaruar sot se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë”, ka njoftuar Ahmeti.
Në një perimetër të caktuar ka evakuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Edhe dy ditë më parë ka pasur alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, teksa gjithashtu para dy javësh Policia është njoftuar përmes një telefonate anonime nga një person se ai ka vendosur mjete shpërthyese./21Media

Back to top button