Kaloni te përmbajtja kryesore

Sërish protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të mbajë një protestë paqësore, fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe pastaj para zyrave të KEK-ut.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta është organizuar në shenjë proteste kundër vazhdimit të tenderimit të paligjshëm të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button