Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil

 

Ndonëse me maska, por pa distancë sociale ashtu siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, dhjetëra qytetarë sërish janë mbledhur para Agjencisë për Regjistrimin Civil.

Në disa fotografi shihen qytetarët të cilën mëngjesin e sotëm po presin që të marrin shërbimet e tyre.

Tollovi të këtij lloji para Qendrës për Regjistrim Civil, po bëhet vazhdimisht. Edhe ditë më parë është raportuar për numrin e madh të qytetarëve që po mblidhen aty, e për çka Policia e Kosovës është detyruar të bëjë shpërndarjen e tyre.

Ndonëse, çdo grumbullim i njerëzve dhe pa distancë sociale rrezikon shpërndarjen e virusit COVID-19, nga çka prej 13 mars e deri më sot, 9 mijë e 49 qytetarë janë infektuar me këtë virus ndërsa, 256 të tjerë kanë vdekur si shkak i tij./kp

Back to top button