Doktori shqiptar nga Turqia: MSh-së në Kosovë “i ka humbë rruga në oborr”

 

Doktori shqiptar, Sait Bilgin i cili jeton dhe vepron në Turqi tha këtë të martë se Sistemi Shëndetësor i Kosovës është në gjendje shumë të vështirë.

Bilgin u shpreh se Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës “i ka humbë rruga në oborr”, pasi që sipas tij “20 persona me humbë jetën brenda ditës në Kosovës është problem i madh”.

Doktori theskoi se nuk guxon që mjekët të kenë probleme me doreza apo maska. “Me një vend ku thuhet nuk ka dorëza e maska, aty është një katastrofë e madhe”, u shpreh Bilgin në një intervistë për emisionin “Për dite të mbarë” në RTV21.

Ai tutje bëri thirrje që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Doktori shqiptar gjatë kësaj interviste foli edhe për efektet që pritën nga vaksina kundër Covid-19.

“Ata që kanë me marrë vaksinë, nuk dmth që 100% ka me shpëtu, prapë mund të jetë Covid-19”, u shpreh ai duke shtuar se vaksina pritet ta dobësojë virusin.

Mirëpo, doktori shqiptar nga Turqia, Sait Bilgin u shpreh se kanë kaluar 8 muaj që nga përhapja e virusit dhe ende nuk ka riinfeksione./21Media

Back to top button