Serwer analizon planin evropian: Asociacioni jepet siç dëshiron Serbia

Njohësi i çështjeve politike në Ballkan, profesori Daniel Serwer ka analizuar takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.
bllogun e tij a ka thënë se ky takim përfundoi pa nënshkrimin e një marrëveshjeje “normalizimi” . “Kjo renditet si një dështim, veçanërisht pas muajsh pritshmërish të ndërtuara. Por le të hedhim një vështrim më të afërt, bazuar në kriteret që parashtrova dje: përmirësimi i marrëdhënieve shtet me shtet, reciprociteti dhe angazhimi ndërkombëtar.”, shkruan ai.
Duke e analizuar planin evropian në të gjitha pikaty Serëer thotë sen eni 7 ku flitet për “një nivel të vetëmenaxhimit” e shndërron Asociacionin në atë formë që e dëshiron Serbia
“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
Këto janë dispozita jo reciproke që synojnë të kënaqin popullatën serbe të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të krahasueshme brenda Serbisë. Paragrafi i parë zëvendëson dispozitat në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM). Në vend të supozimit të asaj forme institucionale, ai përshkruan funksionet që dëshiron Beogradi nga një Asociacion i tillë: “vetëmenaxhimi” për komunitetin serb, “ofrimi i shërbimeve” i financuar pjesërisht nga Serbia dhe një “kanal i drejtpërdrejtë komunikimi” me qeverinë e Kosovës.
Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ka shumë mënyra, përveç një Asociacioni që mund të përbëjë kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, për të përmbushur këto objektiva funksionale.
Paragrafi i dytë kërkon një ligj për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, i cili do të jetë i diskutueshëm për shkak të çështjeve pronësore, por në fund i realizueshëm.”, shkruan Serwer./21Media
 

Back to top button