Takim rreth dialogut Kosovë-Serbi në Zvicër, Kadiu deklarohet për RTV21

(Lajm i përditësuar)

Takim rreth dialogut Kosovë-Serbi në Zvicër, Kadiu deklarohet për RTV21

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit për RTV21 ka thënë se Kurti do të marrë pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ajo ende nuk është finale andaj dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit do të njoftoheni me kohë””, tha Kadiu.


S’është planifikuar asnjë takim rreth dialogut Kosovë-Serbi në Zvicër

Nuk është planifikuar asnjë takim trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, gjatë javës së ardhshme, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk ka asnjë takim trepalësh mes tyre me askënd nga institucionet e BE-së të planifikuar në Davos.

Qeveria e Kosovës nuk zbuluar agjendën e kryeministrit Kurti në këtë forum. Ende nuk dihet se a është planifikuar ndonjë takim dypalësh Kurti-Vuçiq.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me zyrën e kryeministrit lidhur me këtë, megjithatë deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje./21Media

Back to top button