Sevilla i nxjerr barazim United, fiton Juventusi

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante në takimet e para të çerekfinales.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United ka barazuar si vendas 2:2 me Sevillan.
Golat për “Djajtë e Kuq” i shënoi Marcel Sabitzer (minuta e 14’ dhe 21’), kurse për barazimin e Sevillas u përkujdesën Tyler Malacia dhe Harry Maguire të United, të cilët shënuan autogola në minutat 84’ dhe 92’ për ta barazuar rezultatin në 2:2.
Krahas këtij takimi u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, ku Juventusi fitoi 1:0 ndaj Sporting Lisbonës falë golit të Federico Gattit, kurse Bayer Leverkuseni barazoi 1:1 me Royale Union SG.
Rezultatet finale:
Feyenoord 1:0 AS Roma
Bayer Leverkusen 1:1 Royale Union SG
Juventus 1:0 Sporting Lisbona
Manchester United 2:2 Sevilla