Prishtina fiton “betejën” e parë me Trepçën
Bardhekaltrit fitojnë “betejën” e parë kundër Trepçës.
Sigal Prishtina e ka mposhtur KB Trepçën me rezultat 82:70 (20:18, 17:26, 21:13, 24:13), në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Basketbollistët më të dalluar ishin Dustin Thomas me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Derrick Wilson me 16 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime dhe Dardan Berisha me 20 pikë, tre kërcime e dy asistime.
Ndërkaq, më i miri te Trepça ishte Erjon Kastrati me 13 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
Ndeshja e dytë mes KB Prishtinës e KB Trepçës do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë.
Rezultati final, 82:70 në favor të Sigal Prishtinës.