Sezoni veror i filmave test për dashamirët e kinemasë dhe suksesin e synuar

 

Në tetë filmat “Fast and Furious”, aktori Vin Diesel shihet duke sfiduar gravitetin dhe rregullat e rrugës si garues me veturë. Ai arriti sukses të madh me paraqitje në ta, por sezoni veror i këtij viti mbetet të shihet se sa do të ketë sukses filmi i ri i kësaj serie.

Kjo vlen edhe për shumë filma të tjerë, të cilët do të shfaqen në kinema pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19.

Ky sezon veror do të jetë test për të ardhmen e kinemasë në shumë mënyra. Kjo do të thotë se pronarët e studiove filmike dhe kinemave do të presin me padurim rezultatet nga vikendet.

Megjthatë, akoma nuk ka përfunduar lufta me pandeminë e COVID-19, që do të thotë se nuk është gjë e së kaluarës. Numri i personave të vaksinuar kundër saj vazhdon të rritet, kinematë kanë filluar të rihapen dhe studiot filmike kanë vazhduar me lansimin e filmave. Kjo bën të duket se jemi afër rikthimit në normalitet, ku do të kthehen emocionet për ekranin e madh, të qeshurat dhe adrenalina. Do të ketë edhe shumë lansime në mënyrë digjitale, por me rëndësi është që bllokbasterët dhe filmat tjerë do të rikthehen në ekranin a madh, ku dashamirët e tyre do ti shikojnë në ambientin e errët.

Gjatë këtij sezoni veror, janë 50 filma të cilët do të shfaqen në kinematë amerikane, në mesin e tyre disa nga Marvel, Pixar, Disney Classic, dokumentarë e të tjerë.

Megjithatë përsëri ekziston frika se si do të shkojë e tërë kjo. Jemi në pandemi e cila vazhdon, edhe pse shumë vende tashmë kanë filluar me vaksinime kundër saj.

Analistët thonë se mund të arrihet sukses, pasi që dashamirët e filmave mezi presin të shkojnë në kinema për të parë një film në një ambient të cilin mezi presin ta vizitojnë, me shoqëri. Por kjo mbetete të shihet, pasi që kjo verë do të jetë test i tërë kësaj./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=tATQuw6XFD8

Back to top button