Shahini: 100 milionë euro humbje për shkak të vendimit për mbyllje të gastronomisë

 

 

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se rreth 12 mijë operatorë ekonomik të ndryshëm, i ka prekur vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në emisionin Start Up të RTV21, Shahini ka theksuar se humbjet e këtij vendimi deri në fund, mund të kapin një shifër rreth 100 milionë euro.

“Për Kosovën aktualisht janë shumë të mëdha. Nuk dim se çfarë dhe ka mund të kompensohen. Ne e dimë që bizneset asnjëherë nuk do të kompensohen për fitimin e humbur”, ka theksuar ai./21Media

 

Back to top button