Shahini- PDK-së: Nuk keni ide të reja

Shahini tha se asnjë nga premtimet e vitit 2014 nuk janë realizuar

Analistja Besa Shahini i është drejtuar Arbana Xharrës nga PDK duke i thënë  se idetë që vijnë nga kjo parti nuk janë të reja.

Shahini tha se asnjë nga premtimet e vitit 2014 nuk janë realizuar.

“Në vitin 2014 progami qeverisës i ka pas krejt këto masa që i përmende si: garantimi i kredive si grantet për kompanitë të cilat jane eksportuese që munden me eksportu në BE, asnjëra prej tyre nuk janë bë” tha Shahini.

Ajo tha se nuk beson se do të realizohen edhe në tri vjetët e ardhsme.

“Nuk po e kuptoj pse tash duhet me besu që  keni me realizu në tri vjetet e ardhshme për shkak që qenka hap partia për disa njerëz të rinj” tha ajo./21Media

Back to top button