Shakira paralajmëron këngën “Dont Wait Up”

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së shpejti pritet të sjellë diçka të re për fansat e saj të shumtë. Artistja e njohur ndërkombëtarisht ka paralajmëruar se do ta publikojë këngën e radhës, “Dont Wait Up”, e cila pritet të jetë në gjuhën angleze, e cila do të publikohet të premten (16 korrik).
Në instagram, ku numëron mbi 70 milionë ndjekës, të martën ajo ka ndarë një video, përmes së cilës ka treguar emrin e këngës dhe pjesë të tekstit, që potencalisht mund të jenë pjesë të këngës së re. Ndërkaq, krahas videos ka shkruar:#DontWaitUp.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)


Artistja edhe në fotografinë e profilit në instagram e ka të shkruar emrin e këngës së re, e cila raportohet se është pjesë e albumit të saj të 12-të./21Media

 

Back to top button