Shakira rrëzohet teksa kërcen me këngën e saj të famshme

Gjatë një koncerti në Bell Centre të Montrealit, si pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, këngëtarja kolumbiane Shakira ka përjetuar një moment të papritur: është rrëzuar në skenë teksa performonte një nga hitet e saj më të mëdha. Megjithatë, ajo reagoi me profesionalizëm dhe u ngrit menjëherë për të vazhduar shfaqjen.
Në një video të shpërndarë nga fansat që ishin në publik, 48-vjeçarja shihet duke kërcyer me energji gjatë këngës “Whenever, Wherever” kur papritur humb ekuilibrin dhe bie në dysheme.
Fituesja e çmimeve Grammy nuk humbi kohë – u ngrit menjëherë dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Por momenti nuk kaloi pa u vënë re: videoja u bë virale dhe fansat e mbushën rrjetet sociale me komente pozitive për reagimin e saj.
“Një shembull i shkëlqyer i qëndrueshmërisë! Shpresoj të mos jetë lënduar”, shkruanin përdoruesit në rrjete sociale teksa shpërndanin pamjet.
Madje, edhe vetë Shakira ndau videon e rrëzimit në storiet e saj në Instagram, duke treguar se e mori me sportivitet situatën.
@multiversoshakifan @Shakira 🔝💋🤩🚨🎶🫶🙌
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?