Pas intervistimit, kryeshefi i AUV, Bekim Hoxha, lirohet në procedurë të rregullt

Pasi u intervistua nga Njësia e Veçantë Hetimore si i dyshuar për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore, kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, doli nga hapësirat e këtij departamenti të Policisë.Avokati i tij, Artan Qerkini, tha se për klientin e tij nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer vepër penale.
“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer vepër penale. Është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, tha Qerkini.Sipas avokatit, Bekim Hoxha është liruar në procedurë të rregullt./kallxo.com
Prokuroria Speciale po e interviston edhe kryeshefin e AUV-it lidhur me fabrikën e mbetjeve shtazore
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?