Shakira ‘shumë e inatosur’ pasi Pique doli në publik me të dashurën e re

Futbollisti Gerard Pique është parë në publik me të dashurën e tij të re, në më pak se tre muaj që nga ndarja e nga superylli i popit Shakira.
Pique dhe Shakira njoftuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare në muajn qershor dhe futbollisti tani është parë në publik me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti. Të dy u fotografuan duke u puthur në festivalin “Summerfest Cerdanya” në Katalonjë, përcjell rtv21.tv
Pamjet janë shkëputur nga një video të realizuar nga media spanjolle Socialite. Raporti shton se një burim i afërt me familjen e Shakira-s pretendon se ajo është “shumë e zemëruar duke parë babanë e fëmijëve të saj me të dashurën e tij në publik”, si rezultat i një pakti të supozuar mes të dyve në të cilin ata kishin rënë dakord se nuk do të shfaqeshin në publik me partnerët e tyre gjatë vitit të parë që nga ndarja.

Prezantuesja Laura Roige ka rrëfyer: “Jam e emocionuar, është e dukshme që ka një lidhje. Kam parë shumë dashuri, do ta lëndojë shumë Shakirën, sepse ky është një Gerard Pique që nuk e kemi parë kurrë. Nuk e kam parë kurrë kështu me këngëtaren”, raporton The Mirror
Pique dhe Shakira u takuan për herë të parë kur Pique ishte në xhirime për videon e këngës zyrtare të Shakirës në Kupën e Botës 2010 – “Waka Waka”. Ata kanë dy fëmijë, djemtë Milan dhe Sasha./21Media

Back to top button