“Shakira u përpoq t’i rregullojë gjërat me Pique, s’funksionoi”

Gerard Pique dhe Shakira njoftuan të shtunën e kaluar(4 qershor) se i kanë dhënë fund lidhjes 12 vjeçare.
Gazetari Jose Antonio Aviles ka thënë se ka biseduar me njerëz të afërt pranë Pique.
Sipas gazetarit ka diçka më shumë në këtë marrëdhënie.
“Dikush, shumë, shumë i afërt me Pique më ka thënë se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e i tij. Ka habi në atë se çfarë Shakira ka thënë”, u shpreh ai.
I njëjti gazetar pohoi se ata kishin “marrëdhënie të hapur” tashmë disa vjet.
“Marrëveshja ishte, ‘ti bëj çfarë të duash, unë bëj çfarë të dua’ por, për tu paraqitur çift para publikut”, shtoi ai.
Por, në fakt, para se ish-çifti të konfirmonin ndarjen, u spekulua për tradhëti nga ana e Pique.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqënien e fëmijëve tanë që janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhej në njoftimin e tyre.
Sipas mediave lokale, thuhet se këngëtarja u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien me ish të dashurin, por thjesht nuk funksionoi dhe gjërat janë si janë.
Pique dhe Shakira janë prindër të dy fëmijëve, Milan 10 vjeç dhe Sasha 7 vjeç./21Media

Back to top button