Shala-Kurtit: I ke fituar zgjedhjet, ktheji nxënësit në shkollë

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se kryeministri Albin Kurti është duke krijuar kriza të panevojshme.
Në dy dekada si punëtor i arsimit, Shala tha se ka përjetuar gjithçka, por sot nuk mund ta kuptoj egon e kryeministrit për të krijuar këtë situatë krize me grevën.
Sipas tij, është obligim i Qeverisë që ta trajtojë problemin dhe t’i kthejë nxënësit në shkolla.
“Merri këto kompetenca, merre krejt Ministrinë e Arsimit, e zgjidhe, ktheji nxënësit në shkollë. Ndaloje këtë situatë, se t’i je përgjegjës për këtë, t’i ke fituar zgjedhjet, ke obligim kushtetues me i pri proceseve”, tha deputeti i PDK-së./21Media

Back to top button