Shala për aksionin në Veri: Nga aksion policor u shndërrua në politik

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, sonte deklaroi se aksioni në Veri kundër krimit dhe kontrabandës, nga aksion policor u shndërrua në aksion politik.
Ai tutje tha se aksioni në Veri ishte i koordinuar mirë me bashkësinë ndërkombëtare, për çka tha se mori edhe lëvdata.

Ndryshe, më 13 tetor është realizuar një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në veri të Mitrovicës grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare./21Media

Back to top button