Shaqir Totaj kandidat për kryetar të Prizrenit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka zyrtarizuar Shaqir Totajn kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit.
Totaj i cili është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e ka marrë besimin e Kryesisë së partisë për të udhëhequr me Prizrenin në katër vitet e fundit.
Hoxhaj gjatë fjalimit se ka ardhur koha që Prizrenin ta kthejnë në binarët e përparimit. Ai nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryetarit aktual të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, për të cilin ka thënë se as ai vetë nuk jeton në këtë qytet./21Media