Shaqiri: Do të jemi pjesë e rrugëtimit për abetaren e përbashkët

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri paralajmëroi në emisionin Click Plus se abetarja e përbashkët që po unifikohet në Shqipëri dhe Kosovë do të mbërrijë edhe në Maqedoni.

“Do të jemi pjesë e atij rrugëtimi për abetaren e përbashkët. Që do të thotë se do të jetë edhe në vendin tonë abetare të përbashkët. Të dyja shtetet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, kanë bërë thirrje për botimin dhe paraqitjen e autorëve të cilët kanë konkurruar, janë në procedurë.  Pas publikimit të abetares atje së përbashkët, dhe më pas do të futet edhe në sistemin tonë arsimor”, tha Shaqiri. /21Media
Back to top button