Shawn Mendes pezullon datat e koncerteve: Dua të fokusohem në shëndetin tim

Shawn Mendes ka njoftuar se do të bëjë një pauzë në muzikë për t’u fokusuar në shëndetin e tij mendor.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes Instagramit.
Në të njëjtin njoftim ai shkroi se do t’i shtyejë edhe datat e koncerteve deri në një njoftim të radhës.
“Jam në turne që nga mosha 15 vjeçare dhe të jem i sinqertë ka qenë gjithmonë shumë e vështirë të jesh në rrugë larg familjes e shoqërisë”, u shpreh Mendes, duke njoftuar më pas se ka marrë vendim që të qëndrojë larg këtyre rrugëve, në mënyrë që të jetë sa më pranë familjes.
“Pasi bisedova me ekipin tim dhe profesionistët mjekësor, kam nevojë të për pak kohë që të shërohem dhe të kujdesem për veten dhe shëndetin tim mendor”, u shpreh Mendes./21Media

Back to top button