Botërori i Hendbollit, universiteti i Shkodrës pëson disfatë nga ai i Koresë së Jugut
Në Pallatin e Rinisë dhe të sporteve sot është zhvilluar ndeshja e radhës në kuadër të Kampionatit Botëror Universitar të Hendbollit, ku në kategorinë e fermave janë ballafaquar Universiteti i Shkodrës dhe ai i Koresë së Jugut (KNSU), me ç’rast ky i fundit ka shënuar fitore.
Vajzat nga Shkodra kanë pësuar disfatë të thellë me rezultat 39-10 në një ndeshje, e cila është dominuar totalisht nga fillimi deri në fund nga skuadra koreane.
Kjo është fitorja e dytë për KNSU, pasi dje kanë mposhtur edhe skuadrën çeke Upol me rezultat 35-20.
Ndërsa, për Universitetin e Shkodrës kjo është humbja e dytë radhazi në këtë kampionat.
Disfata e parë ka ndodhur të hënën përballë skuadrës Uaveiro.