ShBA akuza ndaj hakerëve rusë

Sipas SHBA-ve, hakerët rusë kurdisën lajme të rreme për Katarin

Hetuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë kanë hyrë në kompjuterët e agjencisë së lajmeve shtetërore të Katarit dhe kanë vendosur lajme të rreme, duke i kontribuar krizës, e cila ka shpërthyer në mesin e aleatëve më të afërt të SHBA-ve në Gjirin Persik, thonë zyrtarë të paemëruar amerikanë të cilët janë të njohur me hetime, transmeton CNN.

Mediumi i njohur amerikan shkruan se zyrtarët e qeverive të SHBA-ve dhe Katarit kanë deklaruar se FBI kohë më parë ka dërguar ekipin e hetuesve në Doha për të ndihmuar qeverinë e Katarit në hetimet për incidentin në fjalë të hakerëve

Back to top button