Rritet numri i të vdekurve në sulmet e Iran-it

Dy sulme në parlamentin iranian dhe në mauzoleun Ayatollah Khomeini në kryeqytetin iranian Tehran kanë lënë së paku 12 të vdekur dhe shumë të lënduar

Sulmi në ndërtesën e parlamentit ka përfunduar, pas orëve të tëra me të shtëna. Një sulmues vetëvrasës ka vdekur në mauzole.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se kanë arritur që të pengojnë një sulm të tretë.

Shteti Islamik i njohur si ISIS ka marrë përgjegjësi për sulmet, gjë që ka ndodhur për herë të parë në Iran, shkruan rtv21.tv.

Mediat iraniane kanë raportuar se sulmuesit brenda parlamentit janë vrarë, por nuk dihet nëse numri i të vdekurve që ka mbërritur në 12 përfshinë edhe sulmuesit.

Raportet thonë se sulmuesit e armatosur kanë hyrë nga hyrja publike e parlamentit veshur me rroba të femrave, dhe se sulmuesja vetëvrasëse ka qenë femër./21Media

 

Back to top button