SHBA: Asociacioni të formohet në përputhje me Kushtetutën

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Jeffrey DeLaurentisn ka deklaruar se në takimin e 2 majit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, do të diskutohet edhe për hapat e mëtutjeshëm të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

DeLaurentis në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, tha se SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin me shpejtësi për zbatimin e zotimeve të tyre dhe të shmangin krizat që mund të pengojnë progresin.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht gjatë kësaj kohe të tensioneve në Evropë. Jemi duke punuar me partnerët evropian për paqe dhe shoqëri multi-etnike dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor,….Shprehim lëvdata për Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër, si dhe i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin me shpejtësi për zbatimin e zotimeve të tyre dhe të shmangin krizat që mund të pengojnë progresin. Shpresojmë që të shohim më shumë nga kjo frymë e re në takimin në mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më datën dy maj. Pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë formimi, hapat e mëtutjeshëm të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mënyrë që është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se mandati i OKB-së nuk është më i nevojshëm.

Back to top button