SHBA do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

SHBA do të rrisë praninë e saj ushtarake në të gjithë Evropën, pasi NATO ra dakord për një “ndryshim themelor” në përgjigjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Një seli e përhershme e ushtrisë do të krijohet në Poloni, ndërsa luftanijet e reja të SHBA-së do të shkojnë në Spanjë, avionët luftarakë në MB dhe trupat tokësore në Rumani, transmeton rtv21.tv.
Biden tha se NATO-ja është “e nevojshëm tani më shumë se sa ka qenë ndonjëherë”.
“Aleanca është duke bërë rregullimin e saj më të madh që nga Lufta e Ftohtë”, tha kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Plani i ri në përgjigje të pushtimit të Rusisë do të thotë më shumë se 300,000 trupa në gatishmëri të lartë vitin e ardhshëm, nga niveli aktual prej 40,000.
Biden tha në një samit në Madrid se NATO do të “forcohet në të gjitha drejtimet në çdo fushë – tokë, ajër dhe det”.
Njoftimi i SHBA e sheh atë të forcojë praninë e saj në të gjithë kontinentin, por veçanërisht në Evropën Lindore, ku do të bazohet selia e re e përhershme për Korpusin e 5-të të Ushtrisë./21Media

Back to top button