Shpallen fajtorë 20 të akuzuarit për sulmet terroriste të vitit 2015 në Paris

I vetmi i mbijetuar i grupit që qëndron pas sulmeve të Parisit të nëntorit të vitit 2015 është shpallur fajtor për akuza për terrorizëm dhe vrasje. Salah Abdeslam mori një dënim të rrallë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me armë dhe bomba që vranë 130 njerëz.
Gjykata dënoi të 20 burrat e gjykuar – 19 prej tyre me akuza për terrorizëm, transmeton rtv21.tv.
Gjyqi më i madhi në historinë moderne franceze filloi shtatorin e kaluar.
Dënimi i tij i përjetshëm është dënimi më i rëndë për kriminelët që mund të vendoset sipas ligjit francez, me vetëm një shans të vogël për lirim me kusht pas 30 vjetësh. Është vetëm hera e pestë që jepet që nga viti 1994.
Ndër të pandehurit e tjerë, gjashtë, të cilët besohet se kanë vdekur në sulme, u gjykuan në mungesë.
Gjykata dha dënime me burg që varionin nga dy vjet deri në dënimin e përjetshëm të Abdeslam./21Media

Back to top button