Trena specialë për ukrainasit, “Sa më pak të duket treni si një kurorë”

Kompania e Hekurudhave të Ukrainës  njoftoi se një numër trenash të veçantë evakuimi do të shkojnë nga Kievi në pjesët perëndimore të Ukrainës.
Trenat shtesë nisen nga stacioni kryesor hekurudhor dhe periferik i Kievit. Kompania, raporton CNN, njoftoi se trenat e shtuar do të jenë për Rakhiv, Uzhhorod, Truskavets, Vorokhta, Kovel, Chernivtsi dhe Lviv.
Këtu janë disa detaje që kompania ka dhënë në lidhje me këta trena evakuimi:
– Vendet në tren do të jenë të disponueshme sipas parimit të shërbimit të parë.
– Prioritet do t’u jepet fëmijëve, grave dhe personave me lëvizshmëri të kufizuar.
– Për shkak të rrethanave, janë të mundshme vonesa në tren.
– Ka mjaft makina për evakuimin e sigurt të rreth 10 mijë personave deri në fund të së premtes.
– Kompania u ka kërkuar atyre që udhëtojnë në trenat specialë që të mos zbulojnë vendndodhjen e tyre dhe të mos habiten nëse përdoret ndriçimi emergjent, përcjellë rtv21.tv
“Sa më pak të duket treni si një kurorë, aq më i sigurt është udhëtimi”,thuhet në njoftimin e kompanisë./21Media

Back to top button