SHBA: Identifikohet sulmuesi që vrau tetë persona në një qendër tregtare

(Lajm i përditësuar)

Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e armatosur që vrau tetë persona, përfshirë edhe fëmijë, në një qendër tregtare në Dallas. Sulmuesi është identifikuar si Mauricio Garcia, 33 vjeç.

Garcia, banor i Dallasit, u vra nga një zyrtar policor, që doli në vendin e ngjarjes.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi sulmin si “aktin e fundit të dhunës me armë zjarri që ka shkatërruar kombin tonë”.

Mediat amerikan cituan hetuesit të kenë thënë se Garcia mund të ketë pas lidhje me të djathtën ekstreme, siç sugjerohej edhe nga logot që kishte pasur të vendosura në rrobat e tij.

Ai përdori pushkë të stilit AR-15 dhe kishte të vendosur një logo ku shkruante RWDS, shkurtesë për “Skuadrën e Vdekjes të Krahut të Djathtë”, që besohet se është grup neo-nazist.

Tetë të vdekur pasi një makinë goditi turmën

Tetë persona janë vrarë në shtetin amerikan të Teksasit pasi një makinë goditi një grup njerëzish në një stacion autobusi pranë një qendre për të pastrehët dhe emigrantët.

Autoritetet në Brownsville të Teksasit kanë thënë se kanë pranuar një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit në lidhje me një Land Rover që goditi shumë njerëz që po prisnin në një stacion autobusi përballë qendrës Peshkopi Enrique San Pedro Ozanam, një strehë jofitimprurëse për të pastrehët që ka ndihmuar në strehimin e emigrantëve.

Autoritetet thonë se është e paqartë nëse përplasja ishte e qëllimshme.

Shtatë persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 10 u dërguan në spitale, tha Martin Sandoval, një zëdhënës i policisë në Brownsville.

Më vonë të dielën, një person i tetë vdiq për shkak të lëndimeve nga përplasja, tha Sandoval.

Sandoval tha se disa emigrantë ishin në mesin e të vdekurve dhe Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave. FBI po ndihmon gjithashtu me hetimin./21Media

Back to top button