Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave me 115%

SHBA-të dhe Kina bien dakord të ulin tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për 90 ditë, në një deeskalim të madh të luftës së tyre tregtare.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, thotë se të dyja palët do të ulin tarifat me 115% nga e mërkura

Kjo do të thotë që tarifat amerikane mbi importet kineze do të bien në 30%, ndërsa tarifat kineze mbi mallrat amerikane do të bien në 10%.

Është një ulje më e madhe se sa pritej, shkruan BBC- por 30% është ende një tarifë e lartë.

Tutje raportohet se zyrtarët kinezë po shqetësoheshin për ndikimin e tarifave amerikane. Bessent gjithashtu pranoi muajin e kaluar se situata ishte e paqëndrueshme.

Marrëveshja e rëndësishme vjen pasi të dyja palët zhvilluan bisedime tregtare në Gjenevë gjatë fundjavës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button