SHBA-ja do të emërojë për herë të parë ambasador për Arktikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të emërojnë një ambasador për Arktikun, mes rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.
Ambasadori i Madh do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior.
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.
Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut –  Kandanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë, si dhe me grupe e palë të tjera të interesuara, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
“Paqja dhe stabilitetit në rajon janë rëndësi strategjike kritike për SHBA-në dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken”, ka thënë ai./21Media

Back to top button