Vuçiq anulon Paradën e Krenarisë: Duhet të merremi me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se parada e shtatorit në Beograd nuk do të zhvillohet.
Njoftimi vjen, pasi mijëra njerëz protestuan kundër ngjarjes në fillim të këtij muaji.
Presidenti tha se nuk ishte i kënaqur me vendimin, por se Serbia duhej të përqendrohej në çështje tjera, duke përfshirë atë me Kosovën.
Organizatorët kanë thënë se parada gjithësesi do të mbahet.
Gjatë një konference për media, Vuçiq ka thënë se parada do të shtyhet apo anulohet për shkak të tensioneve të fundit me Kosovën, si dhe çështjes së energjisë dhe ushqimit./21Media

Back to top button