SHBA-ja falënderon Kosovën për strehimin e afganëve
Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Philip S. Kosnett, ka vlerësuar gatishmërinë e institucioneve shtetërore, por edhe të popullit të Kosovës për mikëpritjen e afganëve.
Përmes një postimi në Twiter, Kosnett ka thënë se Kosova edhe njëherë demonstron lidership në skenën globale.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, ka shkruar ai.
On behalf of the United States, my deepest thanks to the government and people of Kosovo for your willingness to offer refuge to our Afghan partners on their journey to a new life. Once again, Kosovo demonstrates leadership on the global stage.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 17, 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar rreth çështjes së strehimit në Kosovë të refugjatëve nga Afganistani. Kurti ka thënë se përveç aspektit të solidaritetit, strehimi i tyre është edhe dimension i aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor e partneri strategjik i pazëvendësueshëm për Kosovën./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?