SHBA-ja mirëpret vendimin ndaj Mustafës: Nuk është aktgjykim kundër UÇK-së

Shtetet e Bashkuara  kanë mirëpritur  vendimin në rastin kundër Salih Mustafës, rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kështu njoftoi zëdhënësi i  Departamentit të Shtetit (DASH), Ned Price.
“Mirëpresim aktgjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Kosovës. si një hap i fuqishëm drejt mbështetjes së sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë.”,  ka shkruar ai në Twitter ku po ashtu ka publikuar reagimin  e DASH.


Në  këtë reagim ndër tjerash thuhet se Mustafa, një ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes të kryera në një vend të paraburgimit dhe marrjes në pyetje të BIA-s në vitin 1999 dhe u dënua me 26 vjet.
“Siç theksoi Trupi Gjykues, vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe donjons kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur.”, thuhet në reagimin e DASH.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.
“Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.
Dënimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur të papranueshëm dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale.
Kurti ka thënë se Mustafa ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për ta çliruar vendin e vet. Ai, verdiktin e Speciales, e ka quajtur indinjues.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas dënimit prej 26 vjet burgim për Salih Mustafën nga Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë për Specialen “gjykatë që bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit; Gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët”.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku ka thënë se dënimi i sotëm Salih Mustafës, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar.
“Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës”, ka deklaruar ai.
Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Ai ka shtuar se dënimi i sotëm ishte vetëm një shkallë e drejtësisë, ai shpreson se në një shkallë tjetër Mustafa do të shpallet i pafajshëm./21Media

Back to top button