SHBA konfirmon edhe 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Presidenti Joe Biden konfirmon se SHBA po i dërgon Ukrainës gati 3 miliardë dollarë në një paketë të re armësh dhe pajisjesh.
Është kësti më i madh i ndihmës amerikane për sigurinë e dërguar në Kiev deri më sot, thuhet në një deklaratë nga Biden, transmeton rtv21.tv.
Ai shton se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.
Në përvjetorin e gjashtë mujorit të pushtimit, Biden thotë se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”.
Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, shton ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?