SBAShK-u kërkon nga administratorët që të marrin pjesë në provim të maturës shtetërore
SBAShK-u kërkon nga administratorët që të marrin pjesë në provim të maturës shtetërore anipse në grevë.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës – SBASHK ka kërkuar që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 kur është paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, mësimdhënësit të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MASHTI.
“Pas një takimi që mbajti Këshilli qendror grevist i SBASHK-ut në të cilin takim ishte prezent edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në cilësinë e kryetarit të këshillit grevist të BSPK-së, Ali Gashi kryetar i SPAK, në cilësinë e nënkryetarit të këshillit grevist të BSPK-së dhe Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut me kryetarin e Kolegjiumit të drejtorëve arsimor të Asociacionit të komunave të Kosovës, Samir Shahini, i cili në emër të kolegëve, drejtorë të DKA-ve paraqiti kërkesën për një mirëkuptim që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 ashtu siç është e paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, që SBASHK-u të iu sugjeroj mësimdhënësve që të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MASHTI”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
SBASHK-u njoftoi se “Këshilli Grevist i SBASHK-ut bashkërisht edhe me kryetarin e SBASHK-ut pas konsultimeve edhe me kolegët sindikalist nga tereni, vendosi që të iu sugjeron të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut të cilët janë të caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore që të marrin pjesë duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjmë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva”.
Kujtojmë që SBASHK ka shpallur grevë nga 25 gushit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?