SHBA: Nga sot (ndoshta) doza 3 e vaksinës!?

Dozën e tretë të vaksinës kanë filluar ta zbatojnë edhe në Izrael

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara mund të rekomandojnë qysh nga kjo e merkurë një dozë shtesë të vaksinës për të gjithë amerikanët që morën dozën e dytë të paktën tetë muaj më parë, njoftuan sot mediat amerikane, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara të Associated Press.
Kjo do të thotë që vaksinimi më gjithëpërfshirës në historinë e Shteteve të Bashkuara deri më tani do të bëhet edhe më i gjerë.
Ky hap po kushtëzohet nga perhapja e shpejtë e virusit të variantit Delta dhe dëshmitë paraprake se efekti mbrojtës i vaksinës fillon të bjerë brenda pak muajsh, sipas mediave.
Shumica e amerikanëve morën vaksina Pfizer dhe Moderna, të cilat jepen në dy doza, ndërsa disa u vaksinuan me një dozë të vetme të vaksinave Johnson@Johnson.
Administrata e Presidentit Joe Biden do t’u kërkojë të gjithë amerikanëve, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër Covid 19, të marrin një dozë shtesë të vaksinës, njoftoi Zëri i Amerikës , duke iu referuar raporteve të mediave në Shtetet e Bashkuara.
Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnè se edhe në Izral tanimë kanë fillyar të zbatojnë dozën e tretë të vaksinës, anipse ishte vendi i parë në botë që muaj më parë ia doli të vaksinojë me 2 diza mbi 60% të popullates.Mirëpo,institucionet shendetesore boterore qe po e percjellin perhapjen e Covid-19, thonë se edhe Izraeli beri leshime organizative pasi i hoqi teresisht masat e sigurisë ndaj perhapjes se sigurisë pa e arritur 100% vajsinimin e popullates…/ E.D-21Media

Back to top button