SHBA paralajmëron se një pushtim rus mund të zhvendosë 5 milionë njerëz

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se një pushtim rus i Ukrainës mund të zhvendosë deri në pesë milionë njerëz.
“Nëse Rusia vazhdon në këtë rrugë, ajo mund – sipas vlerësimeve tona – të krijojë një krizë të re refugjatësh, një nga më të mëdhatë me të cilat përballet bota sot”, tha ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përcjellë rtv21.tv
Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha sot se Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014.
Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera./21Media

Back to top button