Vedati thyen heshtjen, ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan!

Aktori Vedat Bajrami u bë ndër emrat më të përfolur në mediat rozë pas një skeçi të cilin e publikoi më 17 shkurt, ku u prezantua në rolin e Jakup Krasniqit.
Në atë skeç Vedati interpreton në mënyrë indirekte një mesazh për të gjithë ata që sipas Vedatit, nuk i kujtuan komandantët e luftës çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Pas kësaj video, aktori mori shumë kritika, pos nga ndjekësit, ishte edhe vajza e Jakup Krasniqit ajo që ia kërkoi Vedatit ta fshijë atë skeç, pasi sipas saj nuk “bëhet shaka” me të tilla gjëra.
Vedati ka ripostuar një shkrim të një miku të tij, ku ai i drejtohet audiencës së ky i fundit është një ‘legjend’ dhe se video e fundit është ndër skeçet më të mira të interpretuara nga aktori.
Madje, mes fjalësh thuhet “gjenerata e internetit e shpërlarja e trunit i ka bo njerëzit me i harru vlerat se kush na ka sjellë në këtë ditë”.
Kjo mund të jetë një kundër përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan Vedatin pas kësaj video./21Media

Back to top button