SHBA premton rreth 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që premton rreth 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Gjysma e kësaj ndihme rreth 20 miliardë dollarë është për ushtrinë ukrainase, shkruan sky news
Ndërsa janë ndarë 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale të ushqimit (Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve kryesore si drithërat dhe vajrat e lulediellit) dhe më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët.
Biden është në kryeqytetin e Koresë së Jugut, kështu që një zyrtar amerikan solli një kopje të projektligjit në një fluturim komercial në mënyrë që të mund ta nënshkruante atë, tha Shtëpia e Bardhë.
Kongresi amerikan e kishte miratuar projektligjin javën e kaluar./21Media

Back to top button