SHBA: Pro et contra maskave!

 

 

Edhe ne SHBA ka mendime ndryshe rreth mbatjes se maskave anti-covid pas marrjes se dozes se dyte te vaksinës

Megjithatë dominon udhezimi i institucioneve shendetesore te ketij vendi, te cilat rekomanduan që njerëzit e vaksinuar me dy doza duhet megjithatë të mbajnë maska gjatë ​​ aktiviteteve që zhvillohen në hapsira të mbyllura, që nga ngrënia në restorante e deri te frekuentimi në kisha, ndërkaq në aktivitetet që zhvillohen në natyrë maskat hiqen fare.

Dhe, ndërsa shumë amerikanë përpiqen të zgjidhin konfuzionin se kur duhet të mbajnë maska e kur jo, ata gjithashtu po përpiqen të kuptojnë nëse udhëtimet verore janë të sigurta, veçanërisht me fëmijët, dhe pyesin se edhe sa kohë do t’iu duhet SHBA-ve ta
ndalojnë përhapjen e virusit, ndërkaq
që një e katërta e të rriturve po e kundërshtojnë marrjen e vaksinës!

Dilemat dhe paqartësitë edhe në SHBA ngelin lidhur me ( mos) mbatjen e maskës pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës anti- covid!

Ndërkaq dje, Administrata e Sigurisë së Transportit,  për udhëtarët ​​në aeroporte e aeroplanë, në trena, autobusë dhe anije ka zgjatur afatin për mbajtjen e domosdoshme të maskave , ndërkaq që disa guvernatorë të shteteve federale kanë hequr ndalesën për mbajtjen e maskave, thuhët ndër të tjera në një shkrim me të gjatë që e transmeton CNN./E.D-21Media

Back to top button