Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA: Rusia ka 92% të trupave të paravendosura në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka informuar gazetarët se si Pentagoni i sheh zhvillimet kryesore në ditën e nëntë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Siç raporton BBC, këtu janë pikat kryesore:
Rusia ka lëshuar më shumë se 500 raketa që nga fillimi i pushtimit dhe 92% e fuqisë luftarake të para-skenuar të Rusisë është tani brenda Ukrainës, përcjellë rtv21.tv
Megjithatë, hapësira ajrore mbi Ukrainën vazhdon të jetë e kontestuar
Përparimi kryesor i forcave ruse në veri të Kievit është ende rreth 25 km (16 milje) jashtë qytetit
Forcat ruse janë rreth 10 km nga qendrat e qytetit të Chernihiv dhe Kharkiv
Në jug, luftimet e ashpra janë ende duke u vëzhguar në Kherson, i cili thuhet se ka rënë nën kontrollin rus – një pretendim që zyrtarët amerikanë nuk ishin në gjendje ta kundërshtonin
Tani ka luftime brenda Mykolaiv, në veri-lindje të Odessa
SHBA nuk vlerëson se rusët janë në Mariupol, por Moska ka ndërmend të rrethojë Mariupolin nga veriu dhe nga bregu.
Sulmi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya tregon pamaturinë e pushtimit rus, por nuk ka rrjedhje radioaktive deri më tani nga termocentrali, sipas vlerësimeve të SHBA./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button