ShBA: Rusia mund t’i nacionalizojë asetet e kompanive amerikane që u larguan nga tregu atje

 
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se Rusia mund t’i nacionalizojë asetet e kompanive amerikane dhe ndërkombëtare që u larguan nga tregu atje.
“Ne kemi parë raporte se Rusia mund të jetë duke konsideruar sekuestrimin e aseteve të kompanive amerikane dhe ndërkombëtare që kanë njoftuar planet për të pezulluar operacionet në Rusi ose për t’u tërhequr nga tregu rus”, ka shkruar Psaki në Twitter.

Shumë kompani të mëdha janë tërhequr ose kanë pezulluar aktivitetin biznisor me Rusinë, pasi kjo e fundit nisi pushtimin e Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media
Back to top button