SHBA: (S)ka nevojë për dozën e 3-të të vaksinës anticovid!

Ekspertët amerikanë kanë përjashtuar nevojën për një dozë të tretë të vaksinës Pfizer
Një panel me ndikim i ekspertëve federal në SHBA hodhi poshtë një propozim për të ofruar një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit për shumicën e amerikanëve, por miratoi doza shtesë për njerëzit mbi moshën 65 vjeç ose të cilët janë në rrezik të lartë për të zhvilluar një sëmundje të rëndë.
Pas disa orësh diskutimi, anëtarët e panelit të ekspertëve të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votuan kundër propozimit për t’i dhënë dozën e tretë shumicës së amerikanëve me 61 vota kundër tre./e.d-21Media

Back to top button