SHBA kërkon ndjesë për sulmin ndaj qytetarëve të pafajshëm në Kabul

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin sot kërkoi falje për gabimin e bërë në sulmin me dron në Kabul pak para tërheqjes së amerikanëve kur u vranë dhjetë civilë.
Ai tha se iu “shpreh ngushëllimet e tia më të sinqerta” për të afërmit e personave të vrarë dhe pranoi se personi që ishte objektivi ishte “vetëm një viktimë e pafajshme si personat e tjerë të vrarë tragjikisht”.
“Ne kërkojmë ndjesë dhe do të përpiqemi të nxjerrim mësime nga ky gabim i tmerrshëm,” tha Austin.
Shtetet e Bashkuara besuan se po sulmonin një automjet në të cilin kishte një eksploziv dhe në të cilin ishte një njeri që i përkiste grupit ekstremist Shteti Islamik-Korasan (IS-K).
Doli se ai ishte një punëtor i zakonshëm që po transportonte familjen e tij./e.d-21Media

Back to top button