Kaloni te përmbajtja kryesore

ShBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin

 

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist 11 shtatorit të vitit 2001, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.

Kryeparlamentarja Osmani tha se kjo ngjarje zgjoi ndërgjegjen e botës në luftimin e terrorizmit dhe se Kosova do të qëndrojë afër ShBA-së për të luftuar këto dukuri.

Ndërkaq, ambasadori Kosnett tha se ShBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin dhe fenomenet e këqija. /kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button