SHBA vendos sanksione të tjera kundër Rusisë për shkak të aneksimit

Në përgjigje të aneksimit nga Rusia të katër territoreve të okupuara ukrainase, SHBA njofton sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Masat ndëshkuese kanë për qëllim, ndër të tjera, zyrtarë të tjerë të qeverisë ruse, anëtarët e familjeve të tyre dhe anëtarët e ushtrisë, siç njoftoi qeveria amerikane në Uashington, transmeton rtv21.tv.
Lista e gjatë e njerëzve që amerikanët synojnë në këtë lëvizje përfshin guvernatoren e bankës qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, anëtarë të tjerë të parlamentit dhe anëtarë të familjes së kryeministrit Mikhail Mishustin, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, kryetarin e bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin dhe ish-shefin e Kremlinit Dmitri Medvedev./21Media

Back to top button