Sheeran në koncertin në Ipswich, i dhuron kitarë fansit

Ed Sheeran mbajti një koncert të improvizuar në Ipswich.
Turma u mblodh për të parë yllin teksa performonte hitet e tij.
“Kam luajtur kaq shumë shfaqje këtu dhe kam kaq dashuri për këtë vend – jam i lumtur që jam kthyer këtu”, tha Sheeran.
Këngëtari u rrit në Framlingham në Suffolk dhe ka ende një shtëpi atje, por është gjithashtu ‘fans’ i Ipswich.
Sheeran njoftoi në Instagram se ishte gati të bënte një koncert falas pranë Ipswich Town Hall pasi bleu një kitarë në dyqanin lokal Music World.
Arthur, 10 vjeç, ishte duke shkuar për në mësim për kitarë kur dëgjoi se Sheeran po luante dhe vendosi të braktiste mësimin në favor të shfaqjes së këngëtarit.
Në fund të koncertit, Sheeran i ofroi atij kitarën e tij, duke e nënshkruar “Arthur vazhdo luajë!”.
“Është gjithashtu një kitarë kaq e bukur, është një dhuratë vërtet e veçantë sepse është shumë e çmuar për mua sepse Ed Sheeran është dikush që unë disi dua të jem”, tha Arthur./21Media

Back to top button