Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në Rashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe udhëheqësit e ushtrisë serb.
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”
“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.
Sipas tij, “detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”./21Media

Back to top button