Shefi i Tik- Tok raporton para ligjvënësve amerikanë

E ardhmja e një prej aplikacioneve më të njohura në SHBA mund të formësohet nga një seancë dëgjimore në Washington

Shefi i TikTok, Shou Chew po përballet me ligjvënësit amerikanë për sigurinë e aplikacionit të mediave sociale

Kryetarja e komitetit Cathy Rodgers thotë se aplikacioni në pronësi kineze duhet të ndalohet për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi privatësinë e të dhënave të përdoruesit. TikTok është një armë e Partisë Komuniste

Kineze, thotë ajo, dhe nuk përqafon vlerat e SHBA-së.

Por, Chew në fjalën e tij hapëse thotë se të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt në SHBA dhe përdoruesit adoleshentë janë të mbrojtur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë thirrje për një ndalim të plotë ose që pjesa amerikane e kompanisë t’i shitet një blerësi vendas.

Ai do të përpiqet të tregojë se një ndalim do të bëjë më shumë dëm sesa dobi duke zhgënjyer 150 milionë përdorues mujorë në SHBA./21Media

Back to top button